Osmani i kritikon opozitën dhe Thaçin: Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe nga Kuvendi i Kosovës nuk ka hezituar ta kritikon opozitën, e cila vazhdimisht ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë të politikës së jashtme.
Në adresimin e saj vjetor para deputetëve, presidentja Osmani ka akuzuar edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve.
Osmani ka thënë se koha e tregtareve të kufjeve ka perënduar një herë e përgjithmonë.
“Kosova nuk ka politikë të jashtme po thonë ca zëra. Natyrisht, që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund ka politikë të jashtme. Por, ju tregoj çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobin për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale. Nuk ka intervista të paguar për të promovuar lider të caktuar. Nuk ka flirtime me Rusinë e Serbinë me qëllim të interesave individuale. Nuk ka udhëheqës që Kosovën e krahasojnë e Abkazinë e me Krimenë. Koha e tregtareve të kufjeve ka perënduar një herë e përgjithmonë”, ka thënë ajo.
Adresimin e presidentes e kanë braktisur PDK-ja dhe AAK-ja.
