Osmani i kërkon Lajçakut që aneksi i marrëveshjes të jetë në përputhje me Kushtetutën - NACIONALE

Osmani i kërkon Lajçakut që aneksi i marrëveshjes të jetë në përputhje me Kushtetutën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

E para e shtetit ka kërkuar nga diplomati i BE-së që aneksi i zbatimit të planit të BE-së të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Presidentja Osmani potencoi se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, shefja e shtetit ka dhënë zotimin e saj se Kosova do të jetë palë konstruktiv në këtë proces.

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut dhe e koordinuar me partnerët e saj, ndërsa ka ritheksuar se fjalën përfundimtare rreth një marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës në përputhje me procedurat kushtetuese”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme