Osmani e konfirmon, këshilltarët e Scholz dhe Macron në janar vizitojnë Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të vizitojnë Kosovën në muajin janar.
Duke folur për Rubikon, Osmani ka thënë se atyre do t’u bashkohet edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Po, besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se qëllim i vizitës së tyre, është intensifikimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
