Osmani: Duke punuar së bashku, mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar - NACIONALE

Osmani: Duke punuar së bashku, mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Shqipëri, në një vizitë zyrtare. Deri tash Osmani ka takuar Presidentin Bajram Begaj, e Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit me Ramën, Osmani ka shpërndarë fotografi në Facebook, duke u shprehur se, ka pasur një bisedë përmbajtësore me Kryeministrin e Shqipërisë, për aspiratat e përbashkëta evropiane të Kosovës e Shqipërisë.

Osmani ka thënë se këto aspirata mund të arrihen nëse punojmë së bashku.

E plotë:

Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.

Lajme të ngjashme