Osmani dje shprehu mosbesim të thellë ndaj Kushtetueses, sot ky institucion vizitohet nga njeriu i ShBA-së në Kosovë - NACIONALE

Osmani dje shprehu mosbesim të thellë ndaj Kushtetueses, sot ky institucion vizitohet nga njeriu i ShBA-së në Kosovë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehur mosbesim të thellë ndaj Gjykatës Kushtetuese, ky institucion është vizituar nga njeriu kryesor i ShBA-së në Kosovës.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, sot ka shkuar për vizitë në Gjykatën Kushtetuese, raporton RTV21.

Ndonëse nuk dihet arsyet e kësaj vizite, ky veprim po shihet si mbështetje amerikane për “gardianin” e Kushtetutës së Kosovës.

Diplomatja amerikane dje ka kërkuar formim sa më të shpejt të institucioneve të reja.

Në një intervistë për “Express”, ajo ka thënë se administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet.

“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, ka thënë Prattipati.

Ajo ka inkurajuar partitë politike që të realizojnë vullnetin e popullit.

“Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër. Mundësitë për ta forcuar marrëdhënien tonë ekonomike mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon. Kjo në fund të fundit është një vendim për përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, por ne i inkurajojmë ata të punojnë së bashku për ta përmbushur mandatin që populli i Kosovës ua ka dhënë”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sulmuara këtë gjykatë, duke shprehur mosbesim ndaj gjyqtari Radomir Laban, i cili ishte caktuar si raportues për lenden që Osmani e kishte dorëzua në Kushtetuese.

Në një konferencë për media, ajo ka bërë një akt ta paprecedent, duke treguar se për këtë arsyeje e ka tërhequr lenden e saj.

“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur në Gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës së konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit gjatë viteve 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë me dije se është absurde që rendi kushtetues të mbrohet nga një person tillë.

“Presidentja më pas ka shtuar që “Tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet nga persona, që sipas institucioneve të sigurisë, e rrezikojnë rendin kushtetues”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme