Osmani: Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët nuk ishte vullnetar, kryetarët të betohet brenda afateve - NACIONALE

Osmani: Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët nuk ishte vullnetar, kryetarët të betohet brenda afateve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas seancës solemne të betimit të Kryetarit të ri Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq të Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se edhe kryetarët e tjerë të zgjedhur në komunat veriore “e kanë detyrim” që brenda afatave ligjore të kryejnë betimin dhe të fillojnë punën. Në lidhje me bojkotin pothuajse absolut të zgjedhjeve nga komuniteti serb ajo beson se bojkoti “nuk ishte vullnet qytetar”.

Për adresë të këtij bojkoti të komunitetit serb të Kosovës, Osmani e dha Beogradin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Osmanit, përmes “strukturave të tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës të cilët vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhur dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”.

Çka është me rëndësi është që të gjithë kryetarët të punojnë me qytetarët që banojnë në këto katër komuna dhe ti bindin që të gjitha projekt janë në të mirë të tyre, shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”, tha ajo, siç e citoi Ekonomia Online.

Tash jemi në një situatë ku përkundër përqindjes së vogël ligji nuk kërkon ndonjë përqindje të caktuar të pjesëmarrjes. Dhe kryetarët dhe të gjithë të zgjedhurit kanë detyrim që brenda afateve ligjore ta bëjnë betimin dhe të fillojnë punën e tyre”.

Dje pesë shtetet e QUINT’it dolën me një deklaratë të përbashkët ku këto zgjedhje i quajtën “konsistente me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës” por se si të tilla pa pjesmarrje të komunitetit serb “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike”.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku midis të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese pjesëmarrëse në këto komuna”.

Mes tjerash, QUINT tha edhe rreth kryerjes së betimeve që jo me doemos kërkohet që betimet të kryher në objektet komunale të cilan mund të mos jenë të qasshme. Gjithashtu ata kërkuan edhe shmangien e veprimeve të forcës. Ndërkaq për kryetarët kërkuan të mos ushtrojnë pushtete më të gjera se administrative.

Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkruan ata.

Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për përparim urgjent për krijimin e Asociacionit”, përfundonte komunikata për media./Nacionale/

Lajme të ngjashme