Organizata Gjermane “Help in Kosovo”, ndihmon 20 ish të dënuar e të dënuar, të hapin ose avancojnë bizneset e tyre - NACIONALE

Organizata Gjermane “Help in Kosovo”, ndihmon 20 ish të dënuar e të dënuar, të hapin ose avancojnë bizneset e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sherbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Organizata Gjermane Help in Kosovo, do të ndihmoj 20 të ish dënuar ose të dënuar që kanë përfunduar matjen e denimit, që të risocializohen.

Me anë të këtij projekti synohet që ata të ndihmohen në hapjen e bizneseve, ose nëse veqse kanë biznes të hapur, në ndihmën e tyre për të pasur sukses.

Tutje në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se pritet që kjo organizatë të nënshkruaj edhe një marrëveshje tjetër me Ministrinë e Drejtësisë, në vlerë prej 147 mijë euro, në funksion të ndihmës për të Shërbimin Korrektues e vet të burgosurit. Sipas njoftimit në këtë marrëveshje “Help in Kosovo” do të participoj me 55% ndërsa Ministria e Drejtësisë me 45 %.

E plotë:

20 ish të dënuar dhe të dënuar do të përfitojnë trajnime dhe pajisje të ndryshme pune nga Organizata Gjermane Help in Kosovo

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani ka pritur në takim përfaqësuesin e Organizatës Gjermane “Help” në Kosovë, z. Rrezart Shala, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve.

Me këtë projekt, 20 ish të dënuar dhe të dënuar, të cilët dëshirojnë të hapin ose kanë të hapur ndonjë biznes, SHKK bashkë me organizatën “Help” do ti mbështesin në formë trajnimesh dhe me pajisje për punë dhe trajnime të ndryshme.

Kësaj radhe, SHKK bashkë me “Help”, do ti mbështesin të burgosurit dhe ish të burgosurit, të cilët kanë përfunduar mbajtjen e dënimin brenda institucioneve korrektues të Kosovës, me qëllim krijimin e mundësive më të mira për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë dhe Organizata Gjermane “Help” pritët që ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 147,000 euro me bashkëfinancim, ku “Help” do të financoi me 55%, ndërsa MD me 45 % në fuqizimin e Njësisë Ekonomike të SHKK-së, konkretisht në blerjen pajisjeve të ndryshme prodhimi, si dhe për trajnimin e të burgosurve.

Lajme të ngjashme