Opozita shpërthen pas videos së Kurtit: Ai po e shtyn Kosovën drejt zgjedhjeve, nuk e do kompromisin
Viedeomeshazi i djeshme i kryeministrit Albin Kurti ka nxitur reagime të shumta. Veprimin e Kurtit opozita e ka vlerësuar si spot zgjedhor.
Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se kritikat e Kurtit për opozitën nuk qëndrojnë. Ata kanë bërë se Kosovën drejt zgjedhjeve të reja po e çon Albin Kurti.
Sipas tyre, videoja e liderit të VV-së tregon se ai kurrë nuk ka qenë i interesuar për zgjedhjen e presidentit.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkua Kurtit që të qetësohet.
Në profilin e saj në Facebook, deputetja e PDK-së ka thënë se për arrogancën e tij do të marrë përgjigjen nga populli.
“Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh? Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar ajo, duke theksuar paaftesinë e Kurtit për kompromis.
“Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë. Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!”, është shprehur ai.
Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka nisur fushatën me video, akuza e shantazh.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se kryeministrit i ka dështuar qeverisja, dhe se nuk po di ta zgjidh as çështjen e presidentit.
“A e patë kush po i don zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh. Pse, Albin?! Sepse qeverisja t’ka dështu. Sepse s’po din e s’po don me e zgjidh as çështjen e presidentit. Sepse për ty kompromisi është dobësi, jo demokraci. Krejt pushtetin ta kanë dhanë qytetarët, e sot po ua kthen me krizë. Për president duhet kompromis, jo imponim. Në demokraci nuk vendos një njeri, por marrëveshja. Po ti nuk don marrëveshje. Ti don zgjedhje. Don me ikë prej përgjegjësisë, e me e mbulu dështimin me fushatë. Në rregull. Hajde. Shkojmë në zgjedhje. Veç mos harro: Presidenti do të bëhet sepse qytetarët tashmë e kanë pa që i ke përgjegjësitë, por për ego po prodhon vetëm kriza”, ka shkruar ajo.
Edhe zyrtari i AAK-së, Artan Demhasaj, është shprehu i befasuar me videon e Albin Kurtit.
Sipas tij, i pari i VV-së është bllokuesi kryesi i Kosovës.
“Ja pra njeriu që e ka bllokuar dhe po vazhdon ta bllokojë Kosovën! Ende pa u shpallur zgjedhjet e qershorit, ai tashmë flet për zgjedhje të tjera. Një lojë e pafundme me fatet tona. Mbajeni në mend: Ky synon ta çojë Kosovën drejt një modeli të mbyllur, si Koreja e Veriut. Kosova nuk do të jetë kurrë lodër në duart e një adoleshenti të parritur mirë. Koha për t'u zgjuar është TANI!”, ka shkruar ai.