Opozita mirëpret heqjen e sanksioneve nga BE-ja: PDK-ja kritikon BE-në, LDK-ja Qeverinë - NACIONALE

Opozita mirëpret heqjen e sanksioneve nga BE-ja: PDK-ja kritikon BE-në, LDK-ja Qeverinë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Opozita e ka mirëpritur konfirmimin e Bashkimit Evropian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës. Partia Demokratik e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vlerësuar se ky është një vendim i vonuar, por i drejt.

Dy partitë kryesore opozitare kanë pasur edhe kritika për këtë proces. Derisa PDK-ja e kritiken e saj e ka fokusuar te BE-ja, LDK-ja ka rikujtuar se këto sanksione i ishin vendosur Kosovës si pasoj e politikaneve të mbrapshta të Qeverisë Kurti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka rikujtuar BE-së se nuk mund të arrihet progres përmes ndëshkimit.

Heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është një vendim i vonuar, por i mirëpritur. Këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të kësaj Qeverie me aleatët tanë, megjithatë as progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit. Për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova. Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, Kosova nuk do të duhej të ndëshkohej për shkak të sjellje të papërgjegjshme të Qeverisë.

Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë. Si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces”, ka shkruar Hamza.

Edhe më i ashpër me Qeverinë ka qenë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti.

Ai ka bërë me dije se pushteti po harron që këto masa Kosovës ju vendosen për faj të Qeverisë Kurti.

Heqjen e sanksioneve të BE-së, që qytetarët e Kosovës i vuajtën mbi dy vjet e gjysmë, dikush po e sheh si sukses të Kosovës. Këta që po e shohin të tillë, po harrojnë ose s’duan ta thonë se vendosja e këtyre sanksioneve të ashpra ekonomike më 28 qershor 2023 ishte për faj të dikujt”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, për Qeverinë Kurti, fajtore për gjithçka është vetëm opozita.

Për apologjetët e Albin Kurtit, Qeveria e tij s’ka asfarë faji. Për krejt dështimet e saj fajtore janë ose qeveritë e mëhershme të Kosovës (‘regjimi i vjetër’), opozita e sotme, ose të tjerët, duke përfshirë partnerët ndërkombëtarë. Sikur regjimi i këtyre pesë viteve të mos ishte në pushtet, por në opozitë: pa përgjegjësi objektive për gjendjen aktuale të keqe në Kosovë”, ka vlerësuar ai.

Komisioni Evropian dje ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.

Gjatë një debati në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian, ka treguar se BE-ja ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa.

Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, ka thënë Plecity.

Lajme të ngjashme