Operacion i antidrogës edhe i pastrimit të parave, përveç Prokurorisë Speciale dhe Policisë në aksion po merr pjesë edhe EUROPOL-i - NACIONALE

Operacion i antidrogës edhe i pastrimit të parave, përveç Prokurorisë Speciale dhe Policisë në aksion po merr pjesë edhe EUROPOL-i

4 javë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë nisur një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

Aksioni po zhvillohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të përbashkët, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike.

Hetimet përfshijnë veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “pastrimi i parave”.

Në operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it dhe autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës.

“Pas përfundimit të operacionit policor, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikate të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme