Operacioni “Stuhia”: Policia e Kosovës arreston 14 persona të dyshuar për trafikim me njerëz - NACIONALE

Operacioni “Stuhia”: Policia e Kosovës arreston 14 persona të dyshuar për trafikim me njerëz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona për trafikim me njerëz dhe vepra lidhen me trafikim me njerëz, si pjesë e operacionit “Stuhia”, kjo në veprime të përbashkëta me EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar nga data tetë maj deri më 14 maj 2023.

Në operacion, janë përfshirë 262 zyrtarë nga policia dhe institucione të tjera.

Në operacion janë përfshirë 262 zyrtarë nga PK-ja dhe institucionet e lart-cekura, ku në teren janë ndërmarrë këto veprime:

- Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge;

- Inspektimin/kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’

- Inspektimin/kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’

- Kontroll të shtuara në të gjitha pikë-kalimet kufitare” – thuhet në komunikatë.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë identifikuar tri viktima të trafikimit dhe 11 viktima të supozuara të trafikimit.

Policia, ka treguar rezultatet e këtij operacioni, ku në komunikatë thuhet si vijon:

- Identifikimi i 3 viktimave të trafikimit dhe i 11 viktimave të supozuara të trafikimit, te cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave,

- Arrestimi i 14 personave të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz,

- Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura,

- Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative,

- Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

Lajme të ngjashme