Operacioni “Goditja” vazhdon edhe në Gjilan: Konfiskohen 4 armë, arrestohen 13 persona - NACIONALE

Operacioni “Goditja” vazhdon edhe në Gjilan: Konfiskohen 4 armë, arrestohen 13 persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka vazhduar operacionin “Goditja” edhe në Gjilan.

Përmes një komunikate për mdia, policia ka bërë të ditur se nga data 8 deri më 11 gusht, janë kontrolluar rreth 25 lokale.

Po ashtu, janë kontrolluar edhe 1 mijë e 649 automjete. Katër armë janë konfiskuar me këtë rast, derisa janë arrestuar 13 persona.

“Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona.” – bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme