Ofrimi i Abdixhikut për ‘votëbesim’ brenda partisë, thikë me dy teha: Pse? - NACIONALE

Ofrimi i Abdixhikut për ‘votëbesim’ brenda partisë, thikë me dy teha: Pse?

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Që lidershipi i tij – i vënë në pikëpyetjen e parë serioze nga së paku një figurë arçetip i partisë – të dihet se ka rrënjë në vullnet kolektiv, Lumir Abdixhiku del të ketë nxjerrë ofertë ‘votëbesimi’.

Çka nuk është distiluar ende brenda nga zierja e disa pakënaqësive që dolën në ambiente jashtëpartiake, ka përshkuar me të madhe publikun si temë parësore.

Disa mesazhe të nxjerra në media skicuan mjaftueshëm për publikun tensionet e brendshme që veçse kishin nisur të shtresëzohen nga postime invididuale të pjesëtarëve domethënës të partisë si: Arben Gashi, Driton Selmanaj, dhe më së theksueshmi, Avdullah Hoti.

Mesazhet e botuara i paraprinë ‘Mbledhjes së Madhe’, më të gjatën në historikun e LDK-së, ku për pesë orë disponimi kishte ditur të ngritej në akuza të dorës së parë për vjedhje votash; por në të njëtjën kohë edhe për çështje supozivisht të mbyllur.

Por, doli se s’ishte – shkrimi i Hotit ishte disa ditë më vonë nga mbledhja.

Dyshimet për orientim, kanalizim e koncentrim të votës brendapartiake të votave me postë në diasporë – ishin ‘causa sui’ i telasheve.

Për këto të parat Abdixhiku ka kërkuar, nga ç’kuptuam në mesazhet në ‘Viber’ që botoi dje Nacionale, të adresohet në polici dhe prokurori nga kush-çka-të-ketë e njëkohësisht “të ruhet sa më shumë partia”.

Por, tjetra – dhe rrënja e problemit – që mosadmiruesit e vet të gjejnë konfirmim mbi (mos)gabueshmërinë e tyre përmes ‘votëbesimit’ të tij si Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Se Abdixhiku e ka ofruar këtë treguan figura të larta në LDK: Lutfi Haziri, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jehona Lushaku.

Por, thikë me dy teha.

Pse?

Në rreshtin e parë të kësaj pakënaqësie është hiç-më-pak se Avdullah Hoti.

Do të thtë, dikush pakënaqësia e të cilit nuk mund të groposet dhe çjetësohet me një rikonfirmim legjitimeti të kryetarit të partisë përmes supremacisë numerike; që duket se Abdixhiku e ka.

Hoti ka akuzuar Abdixhikut për ‘personalizim’ të partisë – ta zëmë, fushatën zgjedhore e kishte përvetësuar e emërtuar në “Lumir 2025”.

Jo pak kush këtë e shihte si një replikim të asaj të Kamala Harris, “Harris 2024”.

Në anën tjetër, as Hotit (&Co) s’ia gjen dot një fotografi as asocim të veëtm me kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, gjatë fushatës zgjedhore.

Distanca e madhe ishte evidente qe kohë: dhe, megjithëkëtë, Hoti doli në pesëshen më të votuar të partisë, duke dëshmuar mbështetje të madhe për veten në elektoratin e LDK-së.

Pse mirë ‘votëbesimi’ i ofruar, dhe pse keq?

Përmes ‘votëbesimit’ Abdixhiku do të mund të korrte miratim të përgjitshëm brendapartiak duke e rikonfirmuar veten si lider që partinë e ka ngritur dhe të betonizojë palëkundshmërinë e tij në konteksstin aktual paszgjedhor.

Do të mund poashtu të krijonte qartësinë e nevojshme, si për brenda ashtu edhe jashtë, duke e dhënë si një skulpturë zgjidhjeje të pingpongjeve të brendshme.

Edhe gazetarë si Lirim Mehmetaj, kanë bërë thirrje për këtë opsion: rikonfirmim të brendshëm.

Me Abdixhikun kryetar – shkon linja kryesore e argumentimit të mbështetësve (Gazmend Muhaxheri) – LDK u zmadhua për 70 mijë vota, nga 100 mijë sa ishin para katër viteve.

Por, tehu tjetër i keq...

Avdullah Hoti, i pakëparcyeshëm për partinë, vështirë se skejohet ose groposet me një votëbesim kuantitativues: pakënaqësitë substanciale të shprehura veçse do të ishin të zgjuara kundër një kushtimisht-tiranie numrash e me një kohezion thellësisht të lënduar të partisë.

Deputetë tjetër si Arben Gashi, ta zëmë, vështirë se LDK-ja mund të riprodhojë ose t’ia gjejë të shoqin/shoqen me njohuritë parlamentare dhe çështjeve të qeverisjes.

Jo largmendësh do të rrezikohej veçse një tëhuajësim figurash kyçe.

Pyetja: fitore numerike apo angazhim në thelb të problemit?

Kjo duket të jetë çështja...

Lajme të ngjashme