“Obiliqi zemra energjetike”, Hamza: Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim me qytetarët e Obiliqit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza e ka quajtur Obiliqin, qytet si zemër energjetike të Kosovës, ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë.
“Në Obiliq, në zemrën energjetike të Kosovës, aty ku ditë e natë punohet për t’i dhënë dritë dhe ngrohje krejt vendit tonë. Ky qytet që i jep shumë Kosovës, meriton ma mirë! Çdo votë për numrin 131 është votë për Kosovën që mundet ma mirë.” – ka shkruar ai.