Nushi: Vizita e Escobarit ishte e koncentruar te dinari, Kurti preu në besë partnerët
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka vlerësuar se vizita e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë e koncentruar vetëm për çështjen e dinarit serb.
Ai ka bërë me dije se çështja e dinarit ka qenë një taktikë destabilizuese e kryeministrit Albn Kurti.
Sipas tij, më këtë çështje Kurti i preu në besë partnerët e Kosovës.
“Vizita është shumë e qartë konkrete, e koncentruar në çështjen e dinarit si taktikë destabilizuese e dialogut që prehu në besë miqtë apo partnerët e Kosovës. Escobar ka takuar të gjithë akterët relevantë të këtij procesi e të fundit e ka lërë Kurtin mirëpo porosia është e qartë Kurti duhet ti bëj të gjitha ato që është zotuar, po i gënjen qytetarët kur po thotë se ska pranuar marrëveshje e edhe ndërkombëtarët kur po ua pranon në tavolinë marrëveshjet e pastaj po u shkakton probleme në zbatimin e saj”, ka thënë Nushi për EO.
Sipas tij, diplomati amerikan ishte i qartë në porosit e tij.
“Escobari ishte i qartë, partneriteti nuk është si ka qenë po dëshirojmë me u kthye ashtu si ka qenë, dhe unë se kam hallin që po prishemi me partnerë por për çka po prishemi, ne po prishemi për vendimin e dinarit, puna e cila do zgjidhej me asociacion, kjo punë do zgjidhej me asociacion Kurti është dakorduar ashtu”, është shprehur Kurti.