Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 23 mijë
Në një përditësim të fundit, autoritetet kanë njoftuar se numri i të vdekurve pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë këtë javë është rritur në 23,726.
Sipas ministrit turk të Shëndetësisë Fahrettin Koca, në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 20,213 me 80,052 të tjerë të raportuar të lënduar.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është 3,384 – përfshirë 2,166 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha – dhe 1,347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas mediave shtetërore siriane.
Ndërkohë, është raportuar se numri i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura është 5,245, me 2,295 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2,950 në zonat e kontrolluara nga rebelët.
