Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri, ka kaluar 20 mijë
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Siri dhe Turqi ka kaluar mbi 20 mijë. Turqia njoftoi sonte se 17,134 persona humbën jetën.
Në Siri, në zonën e kontrolluar nga regjimi, numri i të vdekurve deri më tani është 1347. Rreth 1900 të vdekur janë regjistruar në zonën e kontrolluar nga opozita. Deri më tani, në Siri janë regjistruar gjithsej 3,317 vdekje.
Gjithsej në të dy vendet janë regjistruar deri më tani 20,451 vdekje. /Nacionale/