Numërimi i votave në QNR po vazhdon, partitë politike në pritje të certifikimit të rezultateve për koalicione të mundshme - NACIONALE

Numërimi i votave në QNR po vazhdon, partitë politike në pritje të certifikimit të rezultateve për koalicione të mundshme

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Partitë politike kanë zgjedhur heshtjen derisa po vazhdon procesi numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Përfaqësuesit e partive kanë bërë me dije se janë duke e pritur certifikimin e rezultateve për t`u shprehur rreth koalicioneve të mundshme për themelimin e institucioneve të reja.

Ndërsa, KQZ-ja ka dhënë detajet e fundit rreth procesit në numërimit të votave.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë me dije se VV-ja dhe partnerët e saj janë duke pritur certifikimin e rezultateve zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ajo ka deklaruar se vetëm pas certifikimit mund të flasin për koalicione të mundshme.

Ajo nuk ka dashur të flasë as nëse kanë vija të kuqe për ndonjë parti politike.

Po nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe as për koalicione të cilat do t’i shohim pasi të kemi marrë rezultatin përfundimtar, të çertifikuar me qëllim që ta dimë cili është mesazhi i qytetarëve. Nëse ne nuk e dimë mesazhin e qartë të qytetarëve atëherë edhe nuk e respektojmë mesazhin e qartë të qytetarëve, atëherë gabojmë shumë”, ka theksuar ajo.

Ajo është shprehur optimiste për themelim të shpejt të institucioneve të reja.

Kur t’i kemi rezultatet e çertifikuara do të shohim se cilat janë mundësitë që na ofrohen. Unë shumë shpresoj dhe jam shumë optimiste që nuk do të ballafaqohemi edhe njëherë me bllokada të pakuptimta edhe me bllokim të institucioneve të shtetit, por siç e keni parë edhe para zgjedhjeve të fundit nuk ka qenë në dorën tonë sepse ofertat kanë qenë më shumë se bujare, mirëpo janë refuzuar. Shpresoj që mandati i fuqishëm që e jep vota e qytetarit këtë herë do të respektohet deri në fund”, është shprehur ajo.

Edhe zyrtarët e partive që kanë qenë në opozitë nuk kanë bërë me dije se janë duke e pritur përfundimin e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve.

Kurse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar se janë numëruar 102 prej 223 kutive të votave me postë.

Deri më tani (e hënë, 15 qershor 2026, ora 16:00) janë numëruar 102 nga 223 kuti votimi (35.87%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar”, është thënë në njoftimin e KQZ, duke dhënë detaje tjera.

“Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981. Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të ngjashme