"Nukaka", "zaviten", "shqiptimi drenicak": Përqeshjet e pabesueshme primitive që i kishte bërë Veton Surroi - NACIONALE

"Nukaka", "zaviten", "shqiptimi drenicak": Përqeshjet e pabesueshme primitive që i kishte bërë Veton Surroi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi konsideroi që “po frynte erë lirie” pasi Vetëvendosje dhe Kurti ia dolën të fitonin zgjedhjet e 14 shkurtit që efektivisht largoi nga pushteti klasën e mëhershme politike. Por, ai duket se në qëndrimet e tij ka qenë i frymëzuar edhe nga gjuha e papërshtatshme primitive e përdorur prej tij.

“Veton Surroi, një version tjetër i primitivit Ardian Rrusta.” – shkroi analisti Ilir Mirena duke e ndarë një pasazh nga libri i publicistit në fjalë.

Për çka bëhej fjalë?

Surroi shkruante në mënyrë përçmuese për liderët e PDK-së këto fjalë te libri “Këmbët e Gjarpërit”:

“Kjo histori, historia e Kosovës, ka mundur të dukej ndryshe po të kishte vendosur, ashtu siç nuk deshi, në pranverë të vitit 1999, Hashim Thaçi të bëhej arsimtar i saj, i historisë, në Malishevë. Historia do të dukej ndryshe, gjithsei, po të kishte mbetur në shkollën e mesme të Drenasit arsimtari i historisë, Jakup Krasniqi.”

Megjithatë, është një shkrim tjetër që ka bërë bujë në të kaluarën e ku Surroi shprehej qartazi në mënyrë përulëse ndaj dialektit të rajonit të Drenicës.

“’Nukaka’, tha, në të mos e gjetur personin e kërkuar dhe doli nga redaksia e Kohës Ditore në Prishtinë. Disa ia vunë vëmendjen, disa jo. Disa të tjerë kishin nevojë për shpjegim. ‘Nukaka’ do të thotë ‘nuk qenka’, shpjegoi shqiptimin drenicak të kolegut tonë Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, redaktor i atëhershëm i gazetës,” - kishte shkruar Surroi, në tekstin e titulluar “Nukaka: çlirimi nga narracioni, konsistenca dhe faktet”.

Më vonë gjatë shkrimit në fjalë, ai hedh edhe të tjera fjalë rënduese ndaj Haxhiut të cilin duket se e konsideron inferior kulturalisht:

“Ndonëse i paraqitur si mendim personal i autorit, shprehja "gur i skajshëm" nuk i përket kontekstit të gjuhës politike të Drenicës, Kosovës apo në përgjithësi të gjuhës shqipe.” – shprehet ai duke komentuar një libër të Baton Haxhiut.

Më pas, i rikthehet sërish kësaj shprehjeje.

“E kërkova një rrëfim tejet të rëndësishëm në këtë libër. Por, "nukaka".” – thotë më tej ai.

Në një moment tjetër, ai i kishte përqeshur sërish ish-liderët e Kosovës për dialektin e tyre derisa fliste për avionin e Behgjet Pacollit dhe ambiciet e tij që të vinte në pushtet.

“Avioni ndërkaq nevojitet që të tjerët të voziten (zaviten, në dialektin lokal të disa prej liderëve) në të,” – shkruante ai.

Është raportuar më herët se z. Surroi po synon të jetë udhëheqës i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe se për një gjë të tillë ka marrë mbështetje formale edhe nga Qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti. Po ashtu, më herët gjatë javës së kaluar ishte raportuar se Surroit i ishte punësuar në Zyrë të Kryeministrit vajza e tij znj. Zoja.

Lajme të ngjashme