"Nuk vjen si kryeministër": Vizita private e Kurtit i përplasë partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, me 11 gusht, do të udhtojë për në Maqedoninë e Veriut, më konkretisht, do ta vizitojë komunën e Çairit në Shkup dhe komunën e Tetovës. Në ndaljën e parë do ta përurojë rrugën “Adem Demaçi”, në të dytën pritet t’i ofrojë mbeshtetje “frontit opozitar” të përbërë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit dhe Besës së Bilall Kasamit, kryetar aktual i Tetovës. Vizita e shefit të qeverisë së Kosovës ka shkaktuar përplasje në kampin politik shqiptar në shtetin fqinj, ashtu siç pritej dhe raportoi gazeta Nacionale dje. Çfarë ndodhi?
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se nuk ka informacione për vizitën e kryeministrit Kurti në Tetovë dhe Çair. Në një intervistë për televizionin maqedonas Sitel, Osmani, tha se Kurti, me siguri të premten nuk vjen si kryeministër në RMV.
“Nuk kemi informacione zyrtare se vjen. Kështu që, me siguri nuk vjen si kryeministër. Shohim nëpër rrjetet sociale, ndonjë komunikim partiak, kështu që, me të vërtetë nuk kam informacione. Ne jemi shtet i lirë dhe mundet çdo kush të vijë”, tha Bujar Osmani.
Në lidhje me këtë deklaratë të shefit të diplomacisë maqedonase, ka reaguar kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Ganiu ka thënë se Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut do të shkojë si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Ai për gazetën Lajm, tha se të premten do të organizohet pritje madhështore për kryeministrin Kurtin në Çair.
“Albin Kurti vjen si kryeministër i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë dhe gjithë lëvizja nga kufiri e këndej, shteti organizon protokol të përcjelljes dhe të gjitha masat që duhet t’i merr për një kryeministër. Kjo është gafa e radhës e Bujar Osmanit, apo kabinetit qeveritar që për çdo ditë jemi mësuar t’i shohim me skandale dhe me gafa të ndryshme dhe mund edhe unë ta pyes Bujar Osmanin se a e njeh Albin Kurtin si kryeminstër të Kosovës. Ne njohim, popullata e njeh dhe atë ditë do të ketë pritje madhështore për kryeministrin e Kosovës”, tha Ganiu.
Vizita e Kurtit
Sot, themeluesi i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, njoftoi për vizitën e kryeministrit Kurti në Çair, për të përuruar rrugën e veprimtarit Adem Demaçi në Shkup.
Mexhiti e ka mirëpritur ardhjen e Kurtit në komunën që qeveriset nga partia e tij.
“Më 11 gusht të gjitha rrugët çojnë drejt Çairit”, shkruan se pari në postimin e Mexhitit.
“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ju ftojmë të inagurojmë rrugën Adem Demaçi”, thotë tutje.
Ndërsa, ditë me parë, Mexhiti kishte deklaruar se vizita e Kurtit ka të bëjë edhe me bashkëpunimin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe “frontit opozitar” shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Do të bisedohet edhe për tema politike, ku do të ketë një ndarje mes atyre që janë me Ballkanin e Hapur dhe atyre, përkatësisht neve, si edhe Kurtin që jemi për Procesin e Berlinit. Normalisht se do të bisedojmë dhe për tema që thellojnë bashkëpunimin ndërmjet frontit opozitar shqiptar në Maqedoni (të Veriut) me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë.” - deklaroi Mexhiti për vizitën e Kurtit në Çair, transmeton REL.
Për vizitën e kryeministrit Kurti në Tetovë ka njoftuar edhe kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami.
Tetova e Bilall Kasamit, kryeministrin Kurti do ta pres më një koncert muzikor, i cili do të mbahet në “Sheshin Iliria”, me fillim prej orës 20:30.
“Shihemi të premten ora 20:30”, shkruan në postimin e tij Kasami, kryetari i Tetovës.
.
