“Nuk pasna dëgju kështu”: Konjufca shpreh pak pakënaqësi për projektligjin për KPM-në, megjithatë e voton
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar përderisa po votohej projektligji për Komisionin e Pavarur për Media.
Konjufca teksa lexonte raportin, tha se nuk ka dëgjuar asnjëherë që rekomandimet janë pjesërisht në përputhje me legjislacionin e BE-së. Nëse është kështu, sipas tij, nuk do të duhej të votohej.
Megjithatë, pak sekonda më pas ai votoi Projektligjin për të cilin ka pasur kritika të ashpra nga ndërkombëtarët, raporton Nacionale.
“Pjesërisht në rekomandim me legjislacionet e BE-së. Nuk pasna dëgjuar kështu, pjesërisht. Kur bjen diçka, nuk është pjesërisht, bjen në kundërshtim. Nuk pasna dëgju kështu. Një pjesë janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dmth. Nuk ish dashtë deputetët me votu diçka në kundërshtim me legjislacionin e BE-së”, tha Konjufca.