“Nuk kam asnjë informacion për personin në fjalë” – Si e qiti në rren Rozeta Hajdarin avokati i Ridvan Muharremit?
Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, e ka demantuar publikisht ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdarin. Kjo pasi, Hajdari në një konferencë gjatë ditës së djeshme kishte thënë se nuk ka asnjë informacion që Ridvan Muharremi është në kontraktim për kontrata rreth rezervave.
“Unë s’kam asnjë informacion që personi në fjalë është në ndonjë kontraktim të kontratave për rezerva shtetërore. Unë vetë si ministre i kam nënshrkuar kontratat për rezervat shtetëore që janë si sekret. Përndryshe ministria ka nënshkruar shumë operator, por jo vetëm një”, ka thënë Hajdari.
“Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”, tha ajo.
E sot, avokati Mahmut Halimi tha se ka qenë personalisht ministrja Hajdari që e ka lutur Ridvan Muharremin të gjejë kompani për blerjen e vajit dhe grurit.
“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”, ka thënë avokati Halimi.
Pra, ministrja dje tha se s’ka informacion, avokati sot deklaroi se ka qenë vetë Hajdari që e ka angazhuar.