Ndërpritet seanca konstituive, kërkohet ndihma e presidentes Osmani - NACIONALE

Ndërpritet seanca konstituive, kërkohet ndihma e presidentes Osmani

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën pasi konstituive.

Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

Ai ka thënë se pas kësaj seance do t`i drejtohet presidentes Vjosa Osmani se si të veprohet më tutje.

Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme. Në këto rrethana detyrohem ta ndërpresin seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, ka thënë Dehari.

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë treguar pse nuk e kanë votuar këtë raport.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se situata me votimin e raportit të verifikimit të mandateve, mund të ndryshojë.

Kjo nëse japin dorëheqje ministrat e kryeministri.

Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë po tentojnë që të mbajnë edhe pozitë ekzekutive e edhe legjislative, që ua ndalon Kushtetuta e Kosovës. Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të behësh deputetët nëse je në pozicion ekzekutiv”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe anëtari i Komisionit për verifikim të mandateve nga LDK-ja, Aremnd Zemaj, ka treguar pse nuk e kanë votuar raportin në fjalë.

Edhe unë në emër të LDK-së, kam votuar kundër raportit, jo pse nuk përmban të dhënat e sakta nga KQZ-ja por sepse nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë zgjedhur si deputetë, Për të siguruar siguri kushtetues , që nuk do të ketë shkelje të Kushtetutës ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë, na është paraqitur një letër e dërguar nga kryeministri, letër që do të duhej të shpërndahej në ditën e certifikimit, para certifikimit”, ka thënë Zemaj.

Seanca konstituve e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës është bllokuar në piken e parë të agjendës.

Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave.

Këtë raport e kanë votuar vetëm 52 deputetë.

PDK, LDK dhe AAK-ja kanë votuar kundër këtij raporti.

Raporti në fjalë nuk është votuar as nga disa deputetë të komuniteteve.

Pa u miratuar ky raport, Kuvendi nuk mund të kalojë në pikat tjera, që janë betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetareve të Kuvendit.

Lajme të ngjashme