Nuk ka marrëveshje, Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg - NACIONALE

Nuk ka marrëveshje, Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg

2 javë më parë

nga NACIONALE

Nuk ka marrëveshje, Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin

Ka përfunduar takim mes Albin Kurti dhe Lumri Abdixhikut.

As takimi i katërt nuk ka sjell ndonjë rezultat për çështjen e zgjedhjes se presidentit.

Në një konferencë për media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se janë shumë larg arritjes së një marrëveshje në mes dy partive politike.

“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se qëllimi i LDK-së ka qenë të gjendet zgjidhja.

“Qëllimi i LDK ka qenë të gjendet zgjidhja, jo të merremi kush kë po e mund, po e mashtron, po e vonon. Në këtë pikë me keqardhje them se jemi në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate”, është shprehur ai, duke dhënë detaje tjera.

“Është çështja e presidentit. LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK, natyrisht që emrat të diskutohen me partnerët dhe në këtë pikë nuk kemi pasur dakordancë. Oferta e dhjetorit që LDK të merr jo kryetarit e Kuvendit, por zvkryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme, nuk është e dinjitetshme as për të dhënë zgjidhje për krizën që jemi. Nuk mund ta pranojmë si të tillë, nëse e doni LDK-në në qeverisje atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar se pas pajtimit për parime, mund të flasin për emra.

“Në momentin që pajtohet që propozimi të nis nga LDK-ja, atëherë pajtohemi edhe për emra. Ulemi dhe diskutojmë, por nëse nuk pajtohemi që propozim duhet të vije nga LDK, atëherë për çfarë arsyeje und të japim emra”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se i ka kërkua Kurti që sonte të thërras vazhdimin e seancës konstituive.

“Si kryetar i LDK-së i kërkova kryetari të VV-së që të bëj çka është e mundur që të thërras seancën sot, sepse thirrja e seancës varet prej kryesuesit më të vjetër që është nga VV. Duhet t këtë seancë sonte, duhet të konstituohet Kuvendit, duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duhet të zgjidhet kryesia”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme