Nuk ka Kuvend as pas 53 tentativave: Dehari bën edhe një përpjekje të fundit, thërret një takim në ora 22:00
Nuk ka Kuvend as pas 53 tentativave: Dehari bën edhe një përpjekje të fundit, thërret një takim në ora 22:00
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as sot, në ditën e fundit të afatit 30 ditor, i cili ishte vendosur në Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetues.
As në përpjekën e tyre të 53-të, deputetët nuk kanë arritur një pajtueshmëri për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Në këtë mënyrë, nuk është arritur të mbyllet seanca konstituive, e cila kishte filluar më 15 prill.
Megjithatë VV-ja ka bërë edhe një përpjekkej të fundit për konstituimin e Kuvendit.
Pas dështimit të votimit, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ftuar deputetët që përpjekën e fundit ta bëjnë sonte në ora 22:00.
Deputeti i VV-së edhe sot ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët dilnin në foltoren e Kuvendit dhe i kërkonin të kthehet në rend të ditës.
Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 56 vota.
Këtë javë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, sipas detyrës zyrtare, që seancat e Kuvendit të ndërpriten nga data 27 korrik deri më 8 gusht.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ex officio masë të përkohshme në rastet KO193/25 dhe KO196/25, të parashtruara nga: Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është të përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25”, është thënë në njoftimin e gjykatës, duke dhënë detaje tjera.
“Gjykata, më 24 korrik 2025, ka vendosur njëzëri: TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25; TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025 në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve; TË PUBLIKOJ këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025. Për të lexuar Vendimin për ex officio masën e përkohshme klikoni”, është thënë në njoftim.