“Nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze”, Krasniqi: LVV-ja ka qenë e pakënaqur me Konjufcën - NACIONALE

“Nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze”, Krasniqi: LVV-ja ka qenë e pakënaqur me Konjufcën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka treguar se pse VV-ja nuk po e propozon për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën, i cili duket se gëzon edhe përkrahjen e partive tjera për të marrë sërish drejtimin e Kuvendit.

Në emisionin “Rubukon”, në Klan Kosova, ai ka thënë se VV-ja nuk është e kënaqur me mënyrën se si Konjufca e ka udhëhequr Kuvendin mandatin e kaluar.

Sipas tij, Konjufca nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze interesat e VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ë pakënaqur me Konjufcën për shkak që nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze, dhe ata dëshirojnë dikë i cili i mbron në mënyrë strikte dhe që nuk ka fort kokëçarje për rregullat dhe procedurat të cilat janë në Kuvend”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme