Nuk gjen paqe Bislimi: Ndërrohet për së treti herë brenda ditës deklarata e tij për luftë në gazetën ukrainase
Assesi të gjejë paqe Besnik Bislimi ku vetëm sot prononcimi i tij për gazetën ukrainase “European Pravda” është ndërruar tri-herë.
Prej “Duhet të jemi të gatshëm për luftë (me Serbinë)” u ndërrua në “Mund të ketë konflikt” ndërsa tashmë për të tretën herë (dhe shpresojnë të fundit) u ndërrua “Duhet të jemi të gatshëm për më të keqen”.
Këto variacione në citatin e Bislimit erdhën të hënën – ndonëse artikulli është i botuar të premten e kaluar – vetëm pasi mediat kosovare ia raportuan citatin origjinaë “duhet të jemi gati për luftë”; citat ky që u shlye – sipas të gjitha gjasave – me kërkesë të zyrës së Besnik Bislimit.
Tash edhe gazeta “European Pravda” ka kthyer në masë të madhe citatin origjinaë por me një ndërrim në fjalinë hyrëse. Nuk është më “duhet të jemi gati për luftë” por është “Duhet të jemi të gatshëm për më të keqen”.