Nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë: Erzen Vraniqi nuk shkon as në seancë - NACIONALE

Nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë: Erzen Vraniqi nuk shkon as në seancë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj Erzen Vraniqit, i cili në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit Kurti nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë.

Ai akuzohet se nuk i ka deklaruar të ardhurat nga biznesi N.SH. “EIB” në pronësi të nënës së tij.

Sipas gjykatësit Eroll Gashi, i akuzuari Vraniqi ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën nuk e kishte arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykimi u shty në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 30 majit 2023, Erzen Vraniqi akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, këshilltar i Kryeministrit, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5, par. 1 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë.

Lajme të ngjashme