Novosti: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës nuk arrin të futet në agjendë - NACIONALE

Novosti: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës nuk arrin të futet në agjendë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Novosti serb ka mësuar Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës vazhdon të jetë i bllokuar, me çështjen që nuk është vendosur në agjendën e sotme të takimit të Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.

Sipas informacioneve që pretendon t’i ketë marrë Novosti, aplikimi i Kosovës nuk është fare në fokus.

“Gjykuar nga qendrat politike perëndimore ndaj këtij aplikimi, kjo gjë nuk pritet të ndryshojë së shpejti,”vazhdon pretendimet e saj kjo gazetë serbe.

Para një muaji ishte raportuar se ShBA-ja kishte kërkuar me anë të një letre dërguar shteteve kyçe që të mos procedohej tej me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Një gjë të tillë, shteti më aleat i Kosovës e kishte ndërmarrë, siç raportohej, pasi Kosova nuk ishte treguar konstruktive në dialog në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë një informacion të tillë në mënyrë të pavarur, por do të provojë së shpejti që të kontaktojë me institucionet e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme