“Njollosje, shpatë politike”, Raportimi i Nacionales për takimin e udhëheqësve të Speciales me diplomatë ngjall reagime - NACIONALE

“Njollosje, shpatë politike”, Raportimi i Nacionales për takimin e udhëheqësve të Speciales me diplomatë ngjall reagime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale raportoi gjatë ditës se një takim mes udhëheqësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës me diplomatët e vendeve të Bashkimit Evropian, është zhvilluar para pak ditësh në Hagë. I ashtuquajtur ‘takim vjetor’ informues, këtë herë, siç kanë mësuar burimet e gazetës, ka pasur diskutime për ndryshimin e administratës amerikane, deklaratat e Grenellit për lirimin e Thaçit dhe procedura të tjera të Gjykatës Speciale. Nacionale ka mësuar të dhëna ekskluzive nga ky takim dhe sjell detaje.

Kryeprokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberli Ëest, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon, u bënë bashkë para pak ditësh në Hagë. Megjithatë, aty nuk ishin vetëm. Tri udhëheqëset e Gjykatës Speciale mbajtën takimin e radhës me diplomatët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të treta kontribuese.

Në lidhje me këtë raportim kanë reaguar shumë eksponent. Petrit Selimi ka shkruar në tëitter në lidhje me këtë raportim duke thënë se ““Tradita” e Gjykatës Speciale për takimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me diplomatë është problematike. Ata NUK duhet të jenë në "të njëjtën anë". Pse nuk ftojnë edhe avokatët mbrojtës atëherë në këto takime?”

Tutje ai ka thënë se duhet të hartohet një strategji se si të mbyllet kjo gjykatë.

Duhet të jetë prioritet i Kosovës së bashku me ShBA e BE miratimin e një ligji të perëndimit të diellit që përshkruan strategjinë e mbylljes së gjykatës. Asnjë pretendim për trafikim organesh nuk u gjet e vërtetë. Tashmë proceset duhet të përfundojnë shpejt, Kosova duhet të jetë në gjendje të ecë përpara pa e mbajtur këtë barrë të jashtëzakonshme politike.” – ka thënë ai.

Edhe aktivisti nga ShBA Uk Lushi ka thënë se këto takime të krerëve të speciales me doplomatë njollosin drejtësinë.

Takimet politike të prokurorëve të Gjykatës Speciale me diplomatët e BE-së njollosin drejtësinë. Pse njerëzit e Gjykatës Speciale asnjëherë nuk takohen apo raportojnë në Kuvendin e Kosovës?! Sepse Gjykata Speciale është kthyer në shpatë politike mbi kokën e Kosovës. – ka shkruar ai.

Edhe ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka theksuar nevojën për të vazhduar lobimin për “një gjyq fer dhe të paanshëm” në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Behrami foli gjithashtu për nevojën e krijimit të mekanizmave mbikëqyrës dhe hetimin nëse gjykata ka shkelur të Drejtat e Njeriut!

Çka raportoi Nacionale

Kryeprokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberli Ëest, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon, u bënë bashkë para pak ditësh në Hagë. Megjithatë, aty nuk ishin vetëm. Tri udhëheqëset e Gjykatës Speciale mbajtën takimin e radhës me diplomatët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të treta kontribuese.

Gazeta Nacionale ka mësuar se ky takim është mbajtur para pak ditësh në Hagë, ku diplomatët e vendeve të BE-së, janë njoftuar nga liderët e Speciales, për zhvillimet më të reja lidhur me procedurat gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Megjithatë, të paktën dy burime të ndryshme, i kanë bërë të ditur Nacionales se në këtë takim janë diskutuar edhe zhvillime të tjera. Sipas burimeve të gazetës, kryeprokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberli Ëest, ka ngritur shqetësime lidhur me deklaratat e Richard Grenell, për lirimin e Hashim Thaçit, deklarata të dhëna në disa intervista televizive por edhe postime në rrjete sociale.

“Kanë qenë më shumë se 25 përfaqësues të misioneve diplomatike. Janë njoftuar për zhvillimet në Gjykatën Speciale, por është publikuar edhe një deklaratë ku Grenell thotë se do ta lirojnë Thaçin”, kanë thënë të paktën dy burime për gazetën Nacionale.

Siç ka mësuar gazeta, ka qenë kryeprokurorja e Speciales, Kimberli Ëest, e cila i ka publikuar disa deklarata të Richard Grenellit ku ai fliste për lirimin e Thaçit pasi Donald Trump të bëhet president.

Richard Grenell në një intervistë të publikuar para dy muajsh në televizionin e shqiptaro-amerikanëve, ALB TVUSA, kishte thënë se sapo Trump të vijë në pushtet, do ta lirojnë Hashim Thaçin. Deklaratë e cila, sipas burimeve të Nacionales, është përmendur në këtë takim me diplomatë.

“Kam bërë shumë intervista për këtë. Çka unë besoj është se ne kur po bënim progres, dhe Jack Smish ishte në Hagë, ai targetoi Thaçin, ai është ende në burg. Nuk ndihem mirë për këtë situatë, ndihem sikur ne e pyetëm atë të vinte në Amerikë për të negociuar, dhe u penalizua e shkoi në burg për këtë. Unë ndihem se duhet të bëjë diçka për ta liruar, dhe do të provojë, dhe shpresoj që Trump të fitojë dhe ne do ta nxjerrim Thaçin në liri. Është e papranueshme për evropianët që ta mbajnë Thaçin në burg pa gjykim, pa akuza, por të nxitura nga Jack Smith. E njoh se Jack Smith është figurë politike, ai shkon për shkaqe politike, e kam parë te Trump dhe te Thaçi”, tha Grenell në këtë intervistë.

Takimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Speciale, megjithatë pa dhënë detaje se çfarë është diskutuar.

"Ngjashëm me gjykatat e tjera që merren me krimet ndërkombëtare, Presidenti dhe Sekretari i Dhomave të Specializuara të Kosovës takohen me palët e interesuara, duke përfshirë shtetet kontribuuese dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së që financojnë gjykatën, me qëllim që t'i informojnë ata mbi zhvillimet publike në procedurë. Këto procedura dhe takime raportohen në Raportet Vjetore të Dhomave të Specializuara të Kosovës", thuhet në përgjigje.

Për këtë temë, Nacionale kërkoi përgjigje edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Megjithatë, ata nuk kanë dhënë detaje.

“Prokuroria e Specializuar nuk i komenton njoftimet diplomatike”, tha Chris Bennet nga Prokuroria.

Nacionale ka dërgura pyetje edhe në zyrën për media të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Disa ditë pas këtij takimi, kryeprokurorja e Gjykatës Speciale, erdhi për vizitë në Kosovë. Vizita e dytë e saj brenda dy muajsh.

Asnjë informacion, asnjë agjendë dhe asnjë takim të cilin ajo e realizoi nuk u njoftua për publikun.

Lajme të ngjashme