Njërit prej të plagosurve në Skenderaj i amputohet këmba në QKUK, kishte lëndime të rënda - NACIONALE

Njërit prej të plagosurve në Skenderaj i amputohet këmba në QKUK, kishte lëndime të rënda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku ka mbetur i vrarë një persona dhe tre të tjerë janë plagosur.

Njëri nga tre të plagosurit, i moshës 32-vjeçare (1991), është duke u mjekuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Sipas Shaqir Ukës, shef i repartit të Intensives, i tha RTV Dukagjinit, se personi në fjalë kishte lëndime të rënda në këmbën e djathtë. Ai ka shtuar se pacientit, që u plagos në një fshat të Skenderajt, i është amutuar këmba.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për intervenim kirugjik . Në bazë të ekzaminimit që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurit të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme.” - tha Uka.

Lajme të ngjashme