Tronditet sërish Kosova: Një person vritet në Skënderaj, tre të plagosur - NACIONALE

Tronditet sërish Kosova: Një person vritet në Skënderaj, tre të plagosur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tjetër vrasje e rëndë ka tronditu sot në mëngjesin e hershëm Kosovën.

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në fshatin Runik të Skënderajt.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

"Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK", ka thënë Zahiti.

"Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale", ka thënë ai më tutje.

Portali Rajoni ka publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve të këtij portali, thuhet se personat kanë shtënë me armë automatike.

Megjithatë, kjo mbetet të konfirmohet nga institucionet e sigurisë.

@rajoni.org

Vrasja në Skenderaj, portali rajon.org sjelle pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oret e mengjesit sot në fahatin Runik të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org. Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen forca të policisë para lokali dhe ekipet shëndetësorë. Në ngjarjen e rëndë në të cilen raportoj rajoni; një person mbeti i vrare dhe tre të tjerë të plagosur - dyshohet se u krye nga persona të maskuar, të cilet kishin hyre me dy arme automatik dhe kishin qëlluar në drejtim të viktimave. Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse nga ajo çfarë kishin parë.

♬ Breaking News - Breaking News

Deri më tash nuk dihen arsyet e as rrethanat.

Kosova është tronditur në janë e fundit nga një tragjedi që ndodhi në lokalin Bon Vivant, ku mbeti i vrarë një person e u lënduan dhjetëra të tjerë.

Vetëm para dy ditësh, një tjetër vrasje ndodhi në Klinë.

Njëri nga të dyshuarit për përfshirje në tragjedinë e Bon Vivantit është ende në arrati. Fjala është për Dukagjin Nikollaj i njohur si “Duka” që kërkohet edhe nga FBI për trafik droge.

Edhe i dyshuari për vrasjen në Klinë është gjithashtu në arrati.

Lajme të ngjashme