“Njëri thumbit e tjetri patkoit”, nënkryetarja e PDK-së thotë se ka një përçarje në mes të Osmanit dhe Kurtit
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, mendon se raportet në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti nuk janë të mira.
Madje, ajo ka deklaruar se në mes të dy krerëve të shtetit ka një përçarje.
Në një intervistë për Tëvë1, ajo ka thënë se kjo shihet në deklaratat e tyre publike.
“Po shohim një lloj rivalitetit apo lloj përçarje në mes të Krutit dhe presidentes. Sepse pasi aty ku Kurti ka dështuar e shohim atë të dalë si një faktor që tregon se unë nuk qëndroj në linjën e njëjtë, por në anën nuk po e ka kurajën që t’i shtyj çështjet përpara që janë të rëndësishme për Kosovën. Në popull përdoret shpesh një shprehje njëri thumbit-tjetri patkoit, kjo është jo rastësisht, sepse nuk ka sinkronizim të veprimeve dhe qëndrimeve për të cilat Kosova ka nevojë”, ka thënë Ahmetaj.