Njëri nga të plagosurit në Runik shtetas zviceran, kërkon ta vazhdojë trajtimin atje
Njëri nga të plagosurit në Runik të Skenderajt mbrëmë është shtetas zviceran.
Ai ka kërkuar të transferohet atje për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkaq, i lënduari tjetër i cili është duke marrë mjekim në Klinikën Intensive i është amputuar këmba dhe ka qenë në rrezik për jetë. Procesi i amputimit është vonuar për një orë për shkak se familjarët nuk kanë nënshkruar menjëherë.
E viktima e tretë i cili është duke marrë tretman në Klinikën e Ortopedisë pritet më vonë t’i nënshtrohet operimit në shputë.
Nga rasti në Runik ka mbetur i vdekur një 39 vjeç. /Klankosova