‘Njerëzit nuk po çuditen, nuk po ka befasi’: 3 minutat më interesant të Kurtit te Bushati - NACIONALE

‘Njerëzit nuk po çuditen, nuk po ka befasi’: 3 minutat më interesant të Kurtit te Bushati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shpjegim interesant e ka kryeministri Albin Kurti, në pyetjen e Ditmir Bushatit lidhur me atë që sipas tij, ‘ka një hendek të madh mes opinion-bërësve dhe kancelarive nëpër botë’.

Ideja këtu është, rreth asaj se çka shkruan shtypi botërorë dhe çka bën lidershipi botërorë në bazë të përshtypjes së shtypit botërorë.

“Pse ka një hendek mes opinion-bërësve kryesorë në Perëndim dhe shtypit serioz perëndimor dhe kancelarive të tyre për atë çka po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë dhe situatës në rajonin tonë”, pyet Ditmir Bushati, kryeministrin Kurti.

Ja përgjigja e Kurtit:

“Besoj që ndërhyrja agresive, e pajustifikueshme, ilegale, kriminale e Rusisë në Ukrainë i ka vënë të gjithë njerëzit në një ndenjë alarmi dhe kanë ndjenjë emergjence e urgjence ku ka rënë durimi e vëmendja për lexime më të thelluara.

Pak prej nesh e dimë se cka shkruanin gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo jo, ose në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Nuk i dimë shumë gazetat.

Kur njerëzit ndodhin në këso situate urgjence, nuk ekziston shumë durimi dhe vëmendja për të lëxuar artikuj të gjatë si puna e artikujve që boton NY Times, Frankuferter Allgemeine Zeitung ose The Guardian, të cilat do të duhej të alarmonin opinionet publike.

Pas invazionit rus njerëzit ndoshta pa qëllim e kanë normalizuar lajmin e keq.

Do të duhej të çuditeshim më shumë”, thotë kryeministri Kurti në këtë podcast me z.Bushati.

Pra, më shumë vëmendje dhe më shumë befasi.

Kanë rënë edhe vëmendja edhe befasia.

Njerëzit nuk e kanë vëmendjen e gjatë përgjithësisht dhe në anën tjetër dhe në anën tjetër pas këtij sulmi rus që as nuk është as në Luftën e Dytë Botërore, ndoshta sin ë Luftën e parë ose shekullin e 18, një rikthim i tillë në marrëdhënie ndërkombëtare, ka bërë që njerëzit të mos kenë vëmendje ndaj skandaleve më të vogla.

Kjo është shenjë ndaj të cilës duhet të jetojmë e të mbijetojmë”, thotë ai.

Lajme të ngjashme