Njerëzit e VV-së pro idesë për protestë: Deputet Muzaqi, Martin Berishaj e Rabit Konjufca e pëlqejnë postimin e Abazit - NACIONALE

Njerëzit e VV-së pro idesë për protestë: Deputet Muzaqi, Martin Berishaj e Rabit Konjufca e pëlqejnë postimin e Abazit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ide e çuditshme sot është lëshuar në publik nga Boiken Abazi, anëtar i Kryesisë së LVV-së. Në një postim të shkurtër, ai shkruan për nevojën e një protesteje në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti e kundër ndërkombëtarëve. E duket se në këtë protestë do të merrnin pjesë shumë aktivistë e eksponentë të LVV-së. Ose së paku shumë nga ta e përkrahin idenë e z.Abazit.

Një postim për të cilin Boiken Abazi i LVV-së po merr reagime kundër, në të njëjtën kohë, po pëlqehet nga njerëzit e partisë që ka pushtetin në Kosovë.

Të mërkurën Abazi e hodhi një ide që të organizohet një manifestim madhor përballë presionit që po i bëhet qeverisë që drejtohet nga shefi i tij, Albin Kurti.

Manifestimi, sipas ish-kandidatit për deputet të Shqipërisë, do të bëhej përballë presionit që vjen nga Serbia dhe “cilido ndërkombëtarë”.

“Mos ka ardhur koha për një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë ...? Nëse organizohet, me dëshirë ndihmojë në koordinimin e autobusëve edhe nga Tirana...”, ka shkruar ai.

Njerëzit e VV-së ia bëjnë ‘like’

Shërben në një vend mik të Kosovës, por ambasadori në Kroaci, Martin Berishaj, siç duket përkrah idenë për të protestuar kundër ndërkombëtarëve.

Emri i tij, figuron në mesin e personave që e kanë pëlqyer postimin e Abazit. Sidoqoftë, nuk është i vetmi.

Jo vetëm pëlqim, por edhe koment i ka bërë këtij shkrimi, Shemsi Syla, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

“E domodoshme”, është një ide si ajo e Abazit, sipas tij.

Rabit Konjufca, axha i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, po ashtu i ka vënë një “like” postimit të Abazit.

Njëjtë ka vepruar edhe Hatixhe Latifi – Pupovci, bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci.

Ish-kandidati i VV-së për deputet, Edi Pruthi, po ashtu e ka përshëndetur shkrimin e Abazit, duke i vënë ‘like’.

Gazetari Gëzim Mekuli, që e konsideron “engjull”, kryeministrin Albin Kurti, po ashtu siç duket e ka pëlqyr një ide të tillë.

Ky madje, bëri edhe një reagim në Facebook, duke thënë se populli është gati të dalë në rrugë. Madje, sipas tij, edhe mërgata.

Shkurt e shqip: Për të mbrojtur votën e lirë, pra Qeverinë e pakorruptuar, largëpamëse e të drejtë të Kosovës, populli është gati të dal në rrugë. Që nesër edhe mërgata është gati!”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagime

Analisti nga Londra, Afrim Haliti, pas kësaj deklarate, ka thënë se “Bojkeni ka kohë që e synon destabilizimin e Kosovës”.

Ndërkaq, gazetari Ilir Mirena, i cilëson armiq të Kosovës, ata që organizojnë protesta kundër perëndimit.

“Kushdo qe organizon protesta ne Prishtine kunder perendimit - SHBA’se dhe BE’se - eshte armik i Kosoves dhe ne sherbim te Serbise…”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme