Një vit nga sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan: Ushtarët i vunë jetët e tyre në rrezik
Në këtë datë para një viti, më 29 maj, 93 ushtarët të KFOR-it ishin lënduar nga përleshjet me protestuesit serbë në Zveçan. Disa nga ushtarët ishin lënduar rëndë, ndërsa tash një vit pas, KFOR-i ka kujtuar këtë ngjarje dhe ka kërkuar që autorët e sulmeve të mbahen përgjegjës.
Në një deklaratë për media, KFOR-i ka përkujtuar një vjetorin e dhunës ndaj ushtarëve të tyre gjatë protestave të dhunëshme te objekti i komunës së Zveçanit në veri të vendit.
Protestat ishin organizuar për të kundërshtuar futjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në këto komunat.
Gjeneralmajor, komandant i KFOR-it, Özkan Ulutaş, ka ndëruar sakrificën e ushtarëve, duke thënë se guximi i tyre parandaloi përshkallëzimin e situatës.
“Sot, ne nderojmë shërbimet dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve tanë, të cilët i vunë jetët e tyte në rrezik për t’i kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të misionit tonë në OKB. Guximi i tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës.” – citohet të ketë thënë gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Më tej, ai ka përmendur për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it dhe shtimin e patrullimit përgjatë vijës kufitare.
“Ne e kemi rritur praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe e kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme ta ruajë paqen.” – thuhet në deklaratën e KFOR-it.
“Angazhimi ynë për të kontribuar për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal është i palëkundur. KFOR-i vazhdon t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta ruajtur një mjedis të sigurt, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.” – ka thënë ai.
Këto sulme ishin bërë lajm në mediat ndërkombëtare dhe kishin nxitur reagime të jashtëzakonshme nga shtetet evropiane e SHBA-të.
Protestat në veri erdhën pasi kryetarët shqipatarë morën detyrat dhe dolën në objektet komunale për të filluar punën e tyre.
Para disa ditëve, edhe kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, i bënë një vit që nga marrja e detyrës.
Kësisoj, në një vjetorin e tyre pati edhe një video të përgatitur nga partia në pushtete – Vetëvendosje.
Në këtë video, VV-ja tha se kushtetueshmëria, rendi e ligji, triumfuan, teksa përmende edhe sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
“Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhnjyen. Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi.” – thuhet në këtë video.
Më tej, ata sulmuan edhe analistët politikë që kishin kritikuar Qeverinë Kurti për mosdëgjim të aleatëve, që kryetarët e rinj të mos dalin në objektet komunale.