Një shtëpi, dy lokale, dy kompani e një veturë – kjo është pasuria e Gëzim Sveçlës që kundërshtoi Sunny Hill Festival
Shefi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, reagoi në rrjetin social “Facebook”, pas dështimit të festivalit Sunny Hill në Prishtinë.
Ai u shpreh se duhet të mirëpresim dorëheqjen e Sunny Hillit nga Prishtina, pasi sipas tij, nuk ka pasur aryse që të tërhiqen, vetëm në rast se kanë ndonjë pazar tjetër.
Mirëpo, impaktin në ekonomi që mund ta kishte ky festival, si duket nuk e shqetëson Sveçlën, pasi sipas deklarimeve të tij të pasurisë, ai duket se qëndron mjaft mirë financiarisht.
Sipas deklarimeve në Agjensinë Kundër Korrupsionit, Sveçla posedon një pasuri të paluajtshme prej 398 mijë euro. Ai posedon dy lokale afariste në vlerë prej 110 mijë eurove që i ka deklaruar si trashëgëmi nga prindërit dhe një shtëpi po ashtu të trashëguar në vlerë prej 288 mijë eurove.
Kurse vetura që ai vozitë, është një pasat i vitit 2020 që kap vlerën e 10 mijë eurove, që Sveçla e ka deklaruar si të blerë nga kursimet.
Ndërsa të hyra vjetore Sveçla ka deklaruar 10 mijë e 200 euro pa i llogaritur meditjet nga seancat e Kuvendit Komunal në Prishtinë. Nga Radio Telivizioni i Kosovës, Sveçla ka deklaruar se përfiton 7200 euro të hyra kurse 3000 mijë euro të hyra nga fëmijët, që burim financiar është klubi i futbollit është “F.C Flamurtari”.
Sveçla po ashtu i ka të deklaruara edhe dy kompani, njëra në pronësi të bashkëshortës, por sipas deklarimit në AKK, nuk gjeneron të hyra nga këto kompani.