“Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, eksponentët e VV-së sulmojnë Escobarin
Në një atmosferë politike të ndezur në Kosovë, reagimet ndaj deklaratave të emisarit të ShBA-së, Gabriel Escobar, nga eksponentët e partisë në pushtet vazhdojnë të jenë tejet të ashpra. Këshilltarë të kryeministrit Albin Kurti e anëtarë të LVV-së kritikuan deklaratat e të dërguarit të ShBA-së, madje duke dalë me me parulla si "një popull nuk i nënshtrohet një emisari".
Dita e 6 qershorit ishte e ngarkuar për liderët shtetërorë, pasi pritën takimin me dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në takimin e sotëm të emisarëve Escobar e Lajçak me krerët e partive opozitare, u shpalos përpara syve tanë një panoramë e një situate të tensionuar gjatë takimit të së hënës mbrëma mes të dërguarve të Perëndimit dhe kryeministrit Albin Kurti. Drita e ditës së sotme nxorri në pah një refuzim tjetër të Kurtit ndaj ShBA-ve dhe BE-së për të cilin emisarët raportohet se i kanë dhënë dy ditë kohë.
Escobar tha se Uashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por ai vazhdoi duke thënë se nuk mbështet një individ (kryeministrin Kurti) që “nuk ka instinkt bashkëpunimi”.
“Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha Escobar mes tjerash.
'Sulme' ndaj emisarit të ShBA-së
Pikërisht deklaratën e mësipërme u sigurua ta komentojë anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha. Në reagimin e tij, Hoxha ka shkruar se një “popull nuk i nënshtrohet një emisari”.
“Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, - tha ai.
Hoxha pati edhe disa reagime tjera gjatë ditës ndaj deklaratave të Escobarit duke hedhur thumba ironie lidhur me garantimet e dhëna.
“Escobari na siguroi për dy çështje: Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por... unë Escobari, unë emisari, mund t'i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj. Ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak... sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun.” – shkroi ai.
Një reagim tjetër ka ardhur nga Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Kurti, i cili tha se refuzimi i nënshtrimit ndaj Serbisë nuk është vetëm i kryeministrit, por i tërë popullit të Kosovës, ndonëse nuk ka informacione të konkreta se Kurtit i është bërë një kërkesë e tillë.
“Nuk është një individ, por një popull që nuk do t'i nënshtrohet Serbisë dhe banditëve të saj!”, - tha ai.
Askush nuk do të kërkojë që Kosova të nënshtrohet ndaj Serbisë dhe banditëve të s
Reagimi i këshilltarit të ri të kryeministrit, Bekim Qoku, ka qenë edhe më i ashpër. Ai ka shkruar se në qoftë se Escobari dëshiron ta ketë, atëherë ShBA-ja nuk do ta ketë. “Në qoftë se do Escobari, nuk do Amerika”, - shkroi ai.
Ndërsa deputeti i LVV-së, Agon Batusha, tha se “qëndron me kryeministrin” në një përgjigje për Blic.