Një person plagos me armë zjarri dy gra në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Një person plagos me armë zjarri dy gra në Fushë-Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se dy gra janë plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë.

Lajmin për gazeten Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Besa-Besë” në Fushë Kosovë.

Ajo ka thënë se të plagosurat janë dërguar për tretman mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti ka ndodhur në orën 11;45 ku edhe mënjëherë pas marrjës së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet tutje në përgjigjien e saj.

Lajme të ngjashme