Policia jep detaje për vrasjen dhe plagosjet në Skënderaj
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Baks të Skenderajt.
Sipas policisë, nuk dihen akoma rrethanat që çuan në vrasjen në Skenderaj.
Nacionale ka sjellur detaje ekskluzive për këtë rast të cilat mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.
Raporti i plotë i PK-së:
VRASJE E RËNDË
Fsh.Baks,Skenderaj, 23.07.2022-19:05 .Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.