Një person i vdekur dhe tre të lënduar nga një vet-aksident në Deçan - NACIONALE

Një person i vdekur dhe tre të lënduar nga një vet-aksident në Deçan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një persona ka vdekur dhe tre të tjetër janë lënduar si pasojë e një vet-aksidenti në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar për Gazetën Nacionale se personat e lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës, ku aty mjeku kujdestar ka njoftur se një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.

Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv.” – ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme