Lirohet nga paraburgim stomatologu që ishte arrestuar për vdekjen e 35-vjeçares në Malishevë
Është liruar nga paraburgimi stomatologu Xhavit Karaxha, i cili ishte i dyshuar pas vdekjes së një gruaje 35-vjeçare, e cila ishte paraqitur në një klinike private në Malishevë për të hequr dhëmbin.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha i cili ka njoftuar se stomatologu Karaxha ishte në mbrojtje nga studio e tyre.
Ndër të tjera Berisha ka shkruar se Karaxha ishte dërguar në paraburgim për një veprim që nuk përbën krim.
Postimi i plotë:
Lirohet nga masa e paraburgimit stomatologu Xhavit Karaxha.
Beteja kunder padrejtesise qe goditi stomatologun Xhavit Karaxha me mbajtjen e tij ne paraburgim per nje veprim qe nuk perben krim, mori goditjen e fundit nga Gjykata Supreme.
Kjo gjykate, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha.
Aktgjykimi i Supremes vene ne pah kunderligjshmerine e caktimit dhe vazhdimit te mases se paraburgimit per z. Karaxha pa shkak ligjor.
Kjo pervec qe eshte shqetesuese, eshte edhe frikesuese. Kjo praktike e demshme dhe e keqe duhet te ndryshoj!
