Një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje tek penda e Livoçit në Gjilan
Një person është mbyrur tek penda e Livoçit në Gjilan.
Mediumi lokal radiostar, rastin e ka raportuar si vetëvrasje.
Gazeta Nacionale e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë në Gjilan z.Ismet Hashani i cili i ka thënë Nacionales, se siç duket kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por që policisë i duhet pak më shumë kohë për ta konfirmuar zyrtarisht.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje e rënde, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që e karakterizojnë.
Përditësim: Zëdhënësi Ismet Hashani ka dhënë detaje "Ju njoftojmë se rreth orës 13:31 të ditës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka marr një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhënave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njësitet Policore Patrulluese janë ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Ndërsa, hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimte”.