Një person bie nga një klinikë e QKUK-së, Policia me Prokurorinë nisin hetimet
Mëngjesin e së dielës një person ka rënë nga lartësia e një reparti të QKKUK-së.
Si pasojë e rënies, personi ka pësuar lëndime trupore, ku edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Për rastin detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmei.