Një i vrarë në Zllakuqan të Klinës, arrestohet i dyshuari - Prokuroria e Pejës jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Klinës.
Në mbrëmje është vrarë një person në Zllakuqan të Klinës.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se në lidhje me rastin janë arrestuar 3 persona, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Spitalin e Pejës ku është konstatuar vdekja e tij nga mjeku kujdestar.
“18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin e Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, ka thënë Gashi për Nacionale.
Gazeta Nacionale nga burimet e saja ka mësuar emrin e viktimës dhe autorin e dyshuar për vrasje.
Mark Ademaj është viktima që u vra sot në Zllakuqan të Klinës, ndërsa i dyshuari është A.N., i cili është arrestuar nga ana e Policisë.
Siç merr vesh Nacionale, viktima paraditë ka pasur një përleshje me disa persona, në mesin e të cilëve edhe i arrestuari si i dyshuar për vrasje.
Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa Nacionale do vazhdojë të raportojë për rastin.
Për këtë ngjarje, ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
