Shqiptari nga Bujanoci aksidentohet për vdekje në Serbi, duke u kthyer nga Gjermania
Shëndrit Ahmeti, i cili është nga fshati Lluçan i Bujanocit, sot ka humbur tragjikisht jetën në një aksident në Serbi.
Ahmeti po vinte nga Gjermania për në vendlindjen e tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Xhelal Jakupi, i cili tha se varrimi do të bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e fshatit Lluçan.
Faqja Luginalajm, ka thënë se automjeti me të cilin po vinte Ahmeti nga Gjermania, u godit nga një rimorkio në afërsi të vendit të quajtur Aleksinovac, ndërsa raportohet se vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ai ishte futbollist i klubit gjerman TSV 1860 Munich, ku për vdekjen e tij ka reaguar edhe klubi.
“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit.