Një grup deputetësh nga Kosova shihen në Tajvanin e largët, mes tyre edhe Hoti
Të kryesuar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti një delegacion me deputetët kosovarë do të takohen me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-wen pas mbërritjes në Taipei të shtunën në mbrëmje.
Delegacioni i kryesuar nga Hoti do të marrin pjesë nesër dhe të mërkurën në Forumin e Hapjes dhe Monitorimit Parlamentar.
Në këtë ngjarjes do të marrin pjesë edhe parlamentarët nga Maqedonia e Veriut, Rumania dhe vende të tjera
Kjo ngjarjes organizohet nga organizata joqeveritare Citizen Congress Watch, Instituti Kombëtar Demokratik me bazë në SHBA dhe Fondacioni Westminster për Demokraci me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Taipei Times.
Delegacioni i përbërë nga 8 deputetë të Kosovës do të jetë më i madhi në këtë ngjarje dhe i pari nga vendi që do të vizitojë Tajvanin.
Ish-kryeministri Hoti kishte marrë pjesë në Aleancës Ndërparlamentare për Politikën e Kinës që ishte mbajtur në Tajvan në nëntor të vitit të kaluar.
“Ne kemi ftuar ekspertë dhe akademikë nga disa vende, duke përfshirë ata në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe nga Indonezia, Kosova, Argjentina, Sri Lanka, Gana dhe Pakistani, ndër të tjera, për të marrë pjesë. Ata do të ndajnë përvojat e tyre me sfidat dhe tendencat e hapjes dhe mbikëqyrjes parlamentare.” - tha Citizen Congress Ëatch.
