Një grua e re shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë - NACIONALE

Një grua e re shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua e re është sulmuar sot nga qentë endacakë në parkun e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë.

Në lidhje me rastin, ka folur vetë e dëmtuara, Diellza Rama, e cila ka treguar se është shtatzënë.

Zonja Rama përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si ka ndodhur rasti dhe për lëndimet trupore që ajo ka pësuar.

Sot, ne pike te dites ne ora 14:50, ne parkun e Dardanise, jam sulmuar nga 5-6 qene, te cilet me jane versulur dhe me kane rrezuar, ku kam marr lendime ne bark, krahe & gjunj, por fatmiresisht i shpetova me te keqes, mirepo traumat, shqetesimet dhe frika per rrezikimin e jetes time dhe femijes qe po pres nuk me jane larguar derisa erdhi emergjenca, me derguan dhe me trajtuan ne QKUK”, ka shkruar zonja Rama.

Tutje, ajo ka disa pyetje për udhëheqësit e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës, Perparim Rama, Alban Zogaj & Donjeta Sahatçiu, une isha "viktima me fat" sot, por kush do te jepte llogari nese me kishte ndodhur dicka mua apo bebes time pas sulmit te tmerrshem ne mes te dites ne parkun e kryeqytetit nga qenet endacak?

Prandaj, shpresoj dhe uroj qe rasti im te jete i fundit dhe ju lus te ndermerrni aksione urgjente dhe konkrete per zgjidhjen e ketij problemi te kahmotshem ne gjithe Prishtinen, e sidomos ne lagjen tone ne Dardani”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme