Deputetja e PDK-së sulmohet nga qentë endacakë - NACIONALE

Deputetja e PDK-së sulmohet nga qentë endacakë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se është sulmuar nga qentë endacakë tek oborrin i qendres universitare në Prishtinë.

“U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë...”, - ka shkruar Hoxha.

Ajo ka thënë se kjo është hera e tretë që i ndodhë kjo gjë.

“Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”, - ka thënë Hoxha, teksa ka një apel për kryetarin e Prishtinës.

“Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka. Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet”, - thotë Hoxha.

Sipas saj, ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

“Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët”, - përfundon Hoxha.

Lajme të ngjashme